Të përmbytur nga uji, banorët e Rashbullit në protëstë para bashkisë Durrës

Protestë para bashkisë së Durrësit. Me dhjetra banorë të Rashbullit janë nisur për të protestuar para institucionit të bashkisë për shkaka të braktisjes nga ana e ketij institucioni pas përmbytjeve të një ditë më parë.

Një ditë më parë Katundi i Ri në Durrës ishte totalisht i përmbytur siç e tregojnë edhe fotot e mëposhtme të publikuar nga deputeti Oerd Bylykbashi në rrjetet sociale. Qeveritaret nuk e vene ujin ne zjarr, shkruan ai. U bë e disata herë brenda vitit që banoreve te zones u hyn deri ne 1 meter ujë nëpër shtepi dhe u demtohen pronat, baza ushqimore e bagëtive, nderkohe keto te fundit rrezikojne te mbyten duke shkaktuar deme te pallogariteshme per ekonomite e drobitura te ketyre familjeve. Kjo situate katastrofike per keta banore nuk po ndodh vetem gjate dimrit por edhe ne prag te veres, shkruan deputeti i opozitës.

Ndërkohë që kjo situatë duket që i ka nxitur këta banorë të zonës të drejtohen për të protestuar para bashkisë së Durrësit për të kërkuar ndërhyrjen e të zgjedhurve vendorë  që kjo situatë dramtike te marrë fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *