Publikimi i audio përgjimit të Agron Xhafajt, 3 zyrtarët e PD thirren në Prokurori

 

Pas publikimit të audio përgjimit, Prokuroria ka thirrur për ti marrë në pyetje tre zyrtaret demokratë.

Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi janë thirrur sot në orën 10:30 në Prokurori për tu pyetur në lidhje me audio përgjimin e publikuar.

Të martën, oficeret e policisë gjyqësore morën audio-përgjimin e publikuar dhe kanë nisur hetimet për verifikimin e saj.

Në audio përgjim PD pretendon se vëllai i Fatmir Xhafës, Agron Xhafaj, bën pazare me një person tjetër për trafikun e drogës.

Vetë Agron Xhafaj, në një letër të hapur për publikun, bëri të ditur dje se do ti dorëzohet vetë autoriteteve italiane, ndërsa tha se audio-përgjimi eshte fals për të shantazhuar ate dhe vellain e tij, Fatmir Xhafaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *