Pirlo drejt lamtumirës: Nuk kam asnjë peng

Më 21 maj, në “San Siro”, do të zhvillohet një ndeshje lamtumire për karrierën futbollistike Andrea Pirlos.

Në një intervistë për “Vanity Fair” 38-vjeçari shprehet se nuk ka asnjë peng për karrierën e tij.

“Nuk doja që të vinte ai moment kur njerëzit në tribunë të shihnin që ti e godet keq topin dhe më pas të thoshin: Pirlo është plakur, ka mbaruar. Nuk do t’i duroja dot këto fjalë.” tregon ai

Pirlo ka punuar me shumë trajnerë dhe për të gjithë rezervon vetëm fjalë vlerësuese, por për njërin më shumë.

“Trajneri ideal? Kam punuar me trajnerë të jashtëzakonshëm, nga Mazzone, që më ndërroi rolin nga trekuartist në “playmaker” para mbrojtjes, tek Ancelotti, një tjetër vëlla për mua. Por Conte i kalon të gjithë. Pata fatin ta takoj në momentin e duhur, pas lamtumirës nga Milani në vitin 2011. Conte më ka mësuar shumë, të gjithë kanë lënë shenjë te karriera ime. Edhe anglishtja e Roy Hodgson, që më thërriste Pirla, kur drejtonte Interin. Nuk e bënte me qëllim, kishte problem gjuhën.” thotë italiani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *