Përdhunimi i dështuar, flasin familjarët: Djali po vilte domate

Gjatë ditës së sotme në gjykatën e Fierit kanë mbërritur tre të rinjtë e akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë e mbetur në tentative dhe heqje te paligjshme të lirisë, për caktimin e masës së sigurisë.

Tre të rinjtë mbrëmjen e të hënës tentuan të përdhunonin një vajzë të mitur në një fshat të bashkisë Roskovec.

Ndërkohë që familjarët e Marjus Calamenit, thonë për Fax News se ai është i pafajshëm.

Babai i Marjusit, Izet Calameni  thotë se i biri ka qenë duke vjelur domate dhe se ka 40 dëshmitarë.

Sipas babait të Marjusit, djali tij u ka dhënë shokëve biçikletën dhe se është arrestuar vetëm sepse u gjet biçikleta në vendngjarje.

https://vidnews.net/video/1526555998164?utm_source=syri.net&utm_medium=logo&utm_campaign=player-controller-logo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *