“Nuk ka seancë të qetë pa dorëheqjen e Xhafës”, çfarë pritet të ndodhë sot në Parlament

Opozita nga protesta e djeshme lajmëroi se seanca sot nuk do të jetë e qetë, pasi ata sërish do të kërkonin dorëheqjen e Xhafës. “Nuk ka seancë të qetë pa dorëheqjen e ministrit Xhafaj”, ka qenë kjo thirrja e PD, ditët e fundit.

Por sot mësohet se në seancë do të mungojë kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendin Gramoz Ruçi. Edi Rama sot ndodhet në Sofje pasi zhvillohet samiti për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa kreu i Kuvendit është gjithashtu në një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Nga kampi opozitar, kryetari Basha është kthyer nga angazhimet ndëkombëtare dhe pritet të jetë i pranishëm në seancë. Por mungesat nga qeveria mund të zbehin dhe debatin e fortë sot në Kuvend, pasi siç edhe kemi parë dhe herët e tjera debati ndodh mes kryeministrit dhe kreut të opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *