Majnani: Për qeverinë po denoncove trafikun e drogës quhesh mafia, nëse trafikon drogë është lëgjitime

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përme snjë postimi në “Facebook” ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, lidhur me qëndrimin e mbajtur nga mazhoranca pas publikimit të dëshmitarit X në video-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Manjani shprehet se nëse denoncon krimin dhe trafikun e drogës quhesh mafia, por kur qeveria mbështet trafikantët është legjitime.

“Ua ua ua ua ua!

Rrodhën fare!

Denoncimi i trafikut dhe i trafikantëve! Denoncimi i mashtrimit publik që bëri Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, na qenka bërë nga Mafia!

Budallëk më të madh nga ky nuk na kishin zënë veshët!

Budallëku e rrjedhja e trurit vijon më tej! PD që denoncoi na qenka Mafia, kurse qeveria që trafikon drogë e mbron trafikantë na qenka legjitime!

Budallëku vijon edhe më tej! Qeveria e drogës na i dashka bisedimet në BE! Opozita që denoncon drogën qenka kundër!!

Budallëk e shkuar budallëkut!

Luajtën nga fiqiri!”, shkruan Manjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *