Luana Vjollca i vjen në ndihmë një familjeje: Historia e tyre ngjan shumë me timen! Unë bëra shumë pak…

Mediat shqiptare e portalet shkruëjnë shpesh për Luana Vjollën; për punën e saj në televizion, lidhjet e dashurisë apo format trupore të saj.

Por dje zbuluam se edhe ajo hyn në listën e atyre personazheve që bëjnë bamirësi.

Ditën e djeshme ajo ka ndarë me ndjekësit e saj historinë e një familjeje në nevojë për të cilët ajo ka shtruar darkën e parë të Ramazanit.

Ky ishte një rast i veçantë për Luanën pasi historia e kësaj familjeje i përngjante shumë historisë së saj.

“Sot vendosa ta festoj me ju natën e parë të Ramazanit. Vendosa të shtroj një iftar ndryshe në një familje historinë e së cilës e dëgjova rastësisht, ishte kaq shume e ngjashme me historinë e familjes time. 1 nënë që sakrifikon jetën e saj për t’ja dalë e vetme me 3 fëmijë të vegjël… njësoj si nëna jonë. Heroina!!!
Ishte shumë pak ajo cfarë unë bëra por ishte aq bukur dhe u kënaqëm aq shumë!! Dëshira e tyre ishte që të postoja foto me ta ,unë po e bëj duke ju thënë të gjithëve ju që keni sadopak mundësi, ndihmoni SOT! Ndonjëherë jeta na rrëmben në rutinen e vet dhe pavarsisht dëshirës nuk bëjme aq sa duhet për njerëzit në nevojë! Dikush sot , dikush nesër për ta është SHUMË.
Gëzuar Ramazanin të gjithë besimtarëve mysliman!”,- shkruan Luana në postimin e saj. Ndjeësit e saj e kanë përgëzuar moderatoren për këtë thirrje publike./Blitz.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *