Kryeministrja e Britanisë viziton Shkupin, ja porosia që ka për politikanët e Maqedonisë

Kryeministrja britanike, Theresa May, sot pasdite qëndroi në Shkup, ku ka shprehur përkrahje të fuqishme për integrimin e vendit në strukturat evroatlantike dhe për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Ajo pas takimit me kryeministrin Zaev tha se me vullnet të drejt politik mund të sigurohet një e ardhme e qetë dhe prosperuese.

“Mund të shihni se çfarë ndodhi vetëm për disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare, ku pasuan ndryshime të mëdha dhe qeveria shtriu dorën tek fqinjët e saj dhe po angazhohet për gjetjen e zgjidhjes për emrin”, theksoi kryeministrja britanike. Sipas saj, zgjidhja do të sjellë përfitime për të dyja vendet.

“Na mundësoni të ardhmen evropiane, e meritojmë këtë”, theksoi kryeministri Zaev, duke shtuar se Qeveria është e përkushtuar në realizimin e planit të reformave.

Sipas tij, vizita e kryeministres britanike konfirmon interesimin e Britanisë së Madhe për përparimin e proceseve në rajon. Duke u ndalur tek çështja e emrit, kryeministri Zaev nënvizoi se opsioni për të cilin është biseduar me kryeministrin grek ka të bëjë me një zgjidhje të kompletuar që përfshin emrin, gjuhën dhe përdorimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *