Jonida Maliqi: Ju tregoj periudhën e errët, askush nuk më përkrahu

Jonida Maliqi, këngëtarja e dashur për publikun e cila sapo është rikthyer në tregun muzikor me një projekt të ri ‘N’errësirë’, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo ka treguar një nga eksperiencat e saj më të vështira dhe të ngarkuara psikologjike, kur drejtonte “Dancing With The Stars”.

Këngëtarja ka treguar se njerëzit nuk e përkrahën, ndërsa e cilëson si periudhën më të errët.

“M’u desh të drejtoja “Dancing With The Stars” me Armina Mevlanin, aty ishte një luftë psikologjike e tmerrshme dhe mbaj mend shumë mirë që kisha një ankth të paparë. Përpos ankthit që po provoja një fushë që nuk e kisha prekur ndonjëherë dhe gjithsesi nuk ishte synimi im për të qenë atje. Por ishte thjesht një eksperiencë e re.

Njerëzit nuk më përkrahën absolutisht dhe teksa lexoja mesazhet para se të dilja në skenë ka qenë një gjendje e tmerrshme psikologjike, e mbaj mend si periudhën më të errët timen dhe në atë moment vendosa që ti censuroja komentet”, – u shpreh këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *