Ish-Ministri: Autenciteti i videos së Agron Xhafajt? Nuk mund të jetë bërë pasi ‘origjinali’ iku në Itali

Ylli Manjani ka reaguar me një status në ‘Facebookun’ e tij në lidhje me autencitetin e videos së Agron Xhafajt.

Ish-ministri i është kundër përgjigjur Kryeministrit Edi Rama i cili tha se nuk ishte video autentike.

Manjani shkruan se ‘origjinali’ ku mund të bëhej verifikimi nëse ishte video autentike apo ju u larguar për në Itali, akoma pa nisur proçedimi penal nga Prokuroria.

Mbi autenticitetin.
———-
Që një audio apo video para se të transmetohet në publik përpunohet, kjo dihet. Nëse pyetja është a është ndërhyrë në audio apo jo, përgjigja është gjithnjë PO!

Por nuk është kjo çështja. Çështja është a u verifikua zëri në audio me origjinalin?

Krahasimi i zërit të personit me atë të audios është jetik dhe shkencërisht i njëjtë me testin e ADN.

Ky verifikim nuk mund të jetë bërë sepse “origjinali” iku në Itali pa filluar proçedimi penal nga Prokuroria.

Atëherë, si Kryeministri doli në konkluzionin se nuk është autentike?!

Ka vetëm një spjegim: duhet ta ketë të rregjistruar mirë në vesh e në memorie zërin e “origjinalit”…

Kështu që mbase duhet duhet krahasuar zëri në audio me atë që ka në vesh Rama.

Faqja e zezë!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *