“I riu nga Korça kishte shenja dhune”, përfundon ekspertiza e 27-vjeçarit që vdiq në paraburgim

Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për 27-vjeçarin Enea Ftoj, i cili vdiq sot në ambientet e paraburgimit.

Edhe pse përgjigja pritet të dalë pas tre javësh, bëhet e ditur në së trupin e të riut ka shenja të dukshme dhune në krah, shpatull dhe fytyrë.

Familjarët kanë tërhequr trupin e pajetë të të riut.

Më herët Policia tha se nga kqyrja e trupit nuk u konstatuan shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Por familjarët e 27 vjeçarit akuzuan policinë për dhunë dhe vrasjen e të riut.

“Më vranë burrin” – thotë e bashkëshorjta e re.

Të mbështetur edhe nga anëtarë të tjerë të komunitetit rom ata protestuan para komisariatit.

Prokuroria e Korçës ndërkohë ka nisur një hetim për vdekjen e 27 vjeçarit brenda qelisë së komisariatit të Policisë.

Në funksion të hetimit janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe u morën në pyetje efektivët e policisë që ishin në detyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *