Gruaja denoncon fierakun në polici pas ndarjes: Më mori eurot dhe më la

 Një 43-vjeçare me inicialet E.M i është drejtuar policisë së Fierit pas ndarjes nga personi me të cilin bashkëjetonte. Sipas policisë, gruaja ka denoncuar ditën e djeshme një 46-vjeçar me inicialet I.F, banues në fshatin Cakran, pasi sipas saj, e ka mashtruar duke i marrë një sasi eurosh.

Pas këtij denoncimi, prokuroria e Fierit ka nisur hetimet, pasi ka konstatuar se 46-vjeçari gjatë kohës kur kanë qenë të lidhur me denoncuesen, i ka marrë asaj me anë të mashtrimit një sasi eurosh.

INFORMACIONI I POLICISE
Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin I.F, vjeç 46, banues në fshatin Cakran, Fier.

Kjo pasi ish-bashkëjetuesja E.M, vjeç 43, banuese në Elbasan, kallëzon se gjatë bashkëjetesës e ka mashtruar duke i marrë një sasi eurosh.

Hetimet po kryhen në bazë të Nenit 143/2 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *