Foto/ Aksidenti tragjik me motor, ky është adoleshenti shqiptar që gjeti vdekjen në Ital

Ky është Klajd Leka, adoleshenti shqiptar i cili mbrëmjen e së martës humbi tragjikisht jetën në një aksident me motor. 17-vjeçari nga qyteti i Laçit jetonte në Milano. Ai udhëtonte me një skuter, kur u përplas me një makinë në një kryqëzim mes D’Annuzio dhe Parini, në Seggiano. Karabinierët vijojnë ende punën për të zbardhur dinamikën e saktë të kësaj tragjedie, ndërsa familja, miqtë e njerëzit e tij të 2/4 dashur bëhet gati për ta përcjellë të riun për në banesën e fundit. I gjithë komuniteti në Pioltello, ku jetonte Klajdi është tronditur nga humbja e tij.

17-vjeçari Leka dyshohet se teksa udhëtonte me motor ka hasur një pengesë në rrugë, që e ka bërë motorin të kërcejë në ajër, ndërsa i riu ka äuturuar disa metra më tutje duke përfunduar në trotuar. Thuajse në të njëjtën kohë dyshohet se ka ndodhur edhe përplasja me një makinë, në të cilën udhëtonte një i ri italian. Megjithatë kjo dinamikë nuk është konãrmuar ende nga autoritetet italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *