“Doja ta shihja atë të lumtur”, nëna surrogate lind fëmijët e shoqes së ngushtë

Për vite të tëra, Katelin Buchanan kurrë nuk e besonte se një ditë do të bëhej nënë.

Ajo dhe burri i saj u përpoqën të kishin fëmijë për gati tre vjet e gjysmë, por pësuan pesë dështime dhe kaluan nëpër raunde të pasuksesshme dhe rraskapitëse të fekondimit in vitro.

Teksa ishin gati të dorëzoheshin, mikesha më e mirë e Buchanan që nga fëmijëria, Erica Huston-Elem, u tregua e gatshme të mbante barrën e shtatzënisë.

Në mars, Huston-Elem përfundimisht e plotësoi ëndrrën e Buchanan-it që të bëhej nënë, duke sjellë në jetë një djalë dhe një vajzë.

“Në momentin që kuptova se mund të bëja diçka më shumë për ta ndihmuar atë dhe të isha në gjendje që të mbaja foshnjat e saj, ishte diçka që më emociononte. I thashë asaj:  Jam  shumë e gatshme ta bëj këtë gjë për ju”, tha Huston-Elem për PEOPLE.

Ajo shtoi se: “Gjatë disa viteve, kishte shumë humbje dhe dhimbje nga ana e saj. Për mua, si shoqja e saj më e mirë, duke e parë të kalonte situata të vështira dhe duke u ndjerë plotësisht e pafuqishme, ishte një situatë shumë e vështirë”.

Huston-Elem tregoi se kur erdhën në jetë dhe iu vendosën në krahë Katelin dhe bashkëshortit të saj, nuk kishte çast më emocionues.

“Duke e parë atë të lumtur … ka qenë vetëm gëzimi më i madh i jetës sime”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *