Dëshmitari X, Paloka: Rama po mbron mafian dhe kërkon arrestim e personave që i denoncojnë

Partia Demokratike ka reaguar përmes Nënkryetarit Edi Paloka për akuzat e hedhura nga deputetët socialistë ndaj dëshmitarit X, i cili pohoi publikisht vërtetësinë e video-përgjimit ku shfaqej Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.

Paloka përmes një postimi në “Facebook”, shkruan se Rama i suli palaccot, të pafytyrët, lëtyrat, me misionin për të mbrojtur krimin dhe mafien dhe denigruar denoncuesit.

Reagimi i Edi Palokës

Rama i suli palacot , te pafytyret, letyrat . Misioni nuk ndryshon ; te mbrohet krimi dhe mafia duke sulmuar dhe denigruar denoncuesit e krimit.

Gjithshka perseritet pa asnje ndryshim.

Sot deshmitari qe fakton lidhjen e Xhafajve me trafikun e droges u quajt “mashtrues” “me skede te rende kriminale” etj, etj.

Nderkohe u urdherua prokuroria politike te arrestoje dhe te kerkoj denimin e deshmitarit.

Kjo histori ngjan si dy pika uji me ate te Dritan Zaganit , Habilajve dhe Tahirit.

Zagani nuk ishte “me skede te rende kriminale” as “ i multidenuar” perkundrazi ishte oficer policie, por kjo nuk e pengoi Ramen qe jo vetem ta denigronte por edhe ta burgoste pasi ai guxoi te denonconte Habilajt si trafikante dhe lidhjet e tyre me Tahirin .

Sot gjithshka tha Zagani eshte vertetuar nga antimafia italiane …nepermjet pergjimeve.

Rama po perdor te njejten skeme te felliqur dhe me deshmitarin e Xhafajve. Fundi do te jete i njejte, por kete here dhe per Ramen vete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *