Betohet Spartak Braho, nga sot deputet në Kuvendin e Shqipërisë

Nga sot Spartak Braho është deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai u ul në karrigen e lënë bosh nga Saimir Tahiri, pasi ky i fundit hoqi dorë nga mandati.

Më 11 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ti kalojë mandatin me 7 vota pro emrit të Spartak Brahos,, i cili renditej i 19 në listën e PS-së për deputet të qarkut të Tiranës.

Spartak Braho ka  mbajtur mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë përkatësisht në vitet 1997-2005 dhe 2013-2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *