Berisha: Dëshmia Albert Veliut, Rama ikën parakohe nga samiti, Xhafaj mbyll telefonin

Një dëshmi tronditëse me fuqi nukleare e cilëson ish-kryeministri Sali Berisha dëshminë e Albert Veliut, personi i quajtur ndryshe “bashkëpunëtori X” në audio-përgjimin ku përfshihet edhe Agron Xhafaj.

Në një status në “Facebook”, Berisha shkruan se pas kësaj dëshmie, kryeministri Edi Rama ka ikur parakohe nga Samiti i Sofjes ndërsa ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbyllur telefonin.

STATUSI I BERISHËS
Dëshmi me fuqi tronditëse nukleare e dëshmitarit Albert Veliu!
Rama ikën parakohe faqenxirë nga samiti i Sofjes, Xhafa mbyll telefonin dhe zhduket si mi!
Të dashur miq, dëshmia me fuqi nukleare e dëshmitarit Albert Veliu ishte një goditje vdekjeprurëse për vete kryekumbar Ramën dhe kumbar Xhafën. Ata, pasi heshtën 7 ditë me radhë dhe në vend që ta arrestonin, nisën dje në mëngjes forcërisht për në Itali Geron/Agron Xhafën, deklaruan se incizimi i bisedës së këtij të fundit për trafiqe me dëshmitarin ishte e montuar.

Ky mashtrim i turpshëm si dhe pengmarrja e dëshmitarit që nxori në shesh fytyrën e vërtet mafioze të klaneve Rama – Xhafa, janë një kushtrim për çdo shqiptar për të shporrur e përmbysur me një furtunë të përgjithshme popullore pushtetin e kryefamiljes mafioze të Shqipërisë dhe Europës, familjes Rama dhe familjeve mafioze Xhafa, Tahiri etj! sb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *