28 ditë larg Botërorit, Neymar stërvitet me grupin për herë të parë pas dëmtimit

Që në muajin shkurt kur Neymar u dëmtua u ngritën pikëpyetje rreth prezencës së tij në Botëror me Brazilin pasi futbollisti pësoi një lëndim serioz.

Por pas gati 2 muajsh qëndrimi në Brazil ku kreu fazën e riaftësimit 26-vjeçari në fillim të majit u rikthye në Francë te Paris SG. Sot ai për herë të parë është stërvitur me shokët e skuadrës, duke lënë të kuptohet se rikthimi në fushat e gjelbra është afër.

PSG ka postuar një foto të Neymar në stërvitje bashkë me shokët në mediat sociale, me Lojtarin e Vitit të ‘Ligue 1’ që po përgatitet për ndeshjen e fundit të Unai Emery në krye.

Paris Saint-Germain

@PSG_English

Edhe pse duhen 28 ditë nga fillimi i Botërorit ka pikëpyetje për formën që do të ketë ‘ylli’ i Paris SG me kombëtaren pasi qëndrimi larg fushave për një kohë kaq të gjatë do ta bënte shumë të vështirë për këdo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *