Vullkani ende aktiv, priten shpërthime të fuqishme

Hauai është i përgatitur për shpërthime potencialisht të fuqishme nga vullkani i Kilauea këtë javë, pasi gati 20 çarje të reja janë hapur.

Llava shihej të dilte nga një e çarë e re gjigande duke rrjedhur përmes tokave bujqësore dhe duke iu afruar një rruge bregdetare, pas dy javësh shpërthime që kanë rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Çarja e 17-të u hap gjatë fundjavës, teksa shërbimi gjeologjik i SHBA-së konfirmoi ditën e hënë se edhe kishte pasur një çarje të 18-të.

Nga të gjitha çarjet e vullkanit, ajo e 17-ta ishte më voluminoze, teksa shpërthimet arritën në disa metra lartësi.

Shpërthimi i vullkanit Kilauea ka goditur rëndë industrinë e turizmit, me të paktën 5 milion dollarë nga anulimet e udhëtimeve deri në  muajin korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *