Vit i suksesshëm, rritet numri i miliarderëve në botë

Një rekord prej 357 miliarderësh të rinj u konfirmuan vitin e kaluar, pasi tashmë shumë të pasur e panë që pasuritë e tyre u shtuan, duke qenë më shumë se trefishi i prodhimit bruto të Mbretërisë së Bashkuar.

Numri i miliarderëve në mbarë botën u rrit me 14.9 përqind, duke shkuar në 2.754 persona në vitin 2017-të, ndërsa të pasurit përfituan nga “performancat e shquara në tregjet e kapitalit dhe ekonominë globale”.

“Wealth-X”, kompania e studimeve të pasurisë, publikoi ditën e martë të dhënat mbi pasuritë e miliarderëve, të cilat ishin rritur me 1.8 miliardë dollarë.

“Edhe pse viti 2017-të kishte një sërë trazira politike, performancat e shquara në tregjet e kapitalit dhe ekonomia globale sollën fitime të fuqishme të pasurive në të gjithë sektorin financiar, të mallrave, teknologjisë dhe industrisë”, tha Winston Chesterfield, drejtor i Wealth-X .

“Në një mjedis gjeopolitik që ndryshon shpejt, ndikimi në ekonominë botërore të këtij grupi më ekskluziv të individëve po vazhdon të rritet”.

Lista e miliarderëve kryesohet nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, pasuria e të cilit është rritur vitin e fundit me 12 miliardë dollarë.

SHBA-ja është shtëpia e më shumë miliarderëve, me 680 persona, duke u rritur me 10 përqind nga viti 2016-të.

Por, me ritme të shpejta po rritet edhe Kina, e cila është shtëpi e 338 miliarderëve.

Gjermania, India, Zvicra, Rusia dhe Hong Kong, kanë më shumë miliarderë se Britania e Madhe, së cilës iu larguan 4 prej tyre dhe në total është shtëpi e 90 miliarderëve.

Numri i miliardereve femra u rrit me ritme më të shpejta se meshkujt për herë të parë, sipas raporteve të “Wealth X”.

Popullsia miliardere e femrave u rrit me 18 përqind, duke shkuar në 321, krahasuar me një rritje prej 14 përqind në numrin e meshkujve. Megjithatë, femrat përbëjnë vetëm 11.7 përqind të totalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *