Tirana rikthehet në Superligë

Pas një sezoni në Kategorinë e Parë, Tirana tashmë do të rikthehet në Superligë.

Dhe këtë do ta bëjë si ekipi kampion i Kategorisë së Parë.

Bardheblutë kanë arritur të fitojnë 2 – 0 ndaj Kastriotit në finalen e luajtur të mërkurën në Elbasan, duke vendosur kështu përfundimisht ngjitjen e bardhebluve në Superligë nën petkun e kampionit.

Dopieta e sulmuesit Greca vendosën sfidën për skuadrën e Ze Marias që përfiton edhe 3 milionë lekë nga ky trofe.

Në Superligë sezonin e ardhshëm do të jetë edhe Kastrioti si fitues i Grupit A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *