Rama mbron Xhafajn dhe sulmon opozitën: Një maskaradë sy-fajkua e hundë-çakall…

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me trysninë e madhe politike të ushtruar nga opozita në lidhje me dënimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kryeministri ka mbrojtur Ministrin e tij të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke sulmuar ashpër opozitën e vendit. Sipas Ramës është qesharake të besosh se drejtuesi i komisionit të reformës në drejtësi na qenka pjesëtar i njërës prej familjeve më të mëdha mafioze në Ballkan e Evropë.

“Ata po pengojnë e tentojnë të bllokojnë vetë Shqipërinë drejt një stacioni historik i integrimit.

Ne luftuam si asnjëherë më parë në këtë vend kanabisin e mbjellë e trafikuar për 20 e ca vite dhe e crrënjosëm përfundimisht, por po ne qenkemi kanabizuesit e Shqipërisë, ku paska patur thjesht një Lazarat përpara ardhjes sonë në qeveri.

Ne sekuestruam në 4 vjet pesëfishin e aseteve kriminale krahasuar me 8 vitet e qeverisjes së tyre, por jemi po ne sipas tyre që kemi kthyer vendin në një maternitet të krimit të organizuar.

Ne udhëhoqëm e garantuam duke mos pyetur në asnjë moment për stabilitetin e koalicionit tonë, reformën në drejtësi, por po ne qenkemi varrmihësit e drejtësisë që paska qenë funksionale dhe e pavarur.

Sot na del që drejtuesi i reformës në drejtësi na qenka kryetari i familjes ëë dytë mafioze në Ballkan, jo, në Evropë.

Ministri na paska fshehur për 6 vite dënimin e vëllait të tij që ka ndodhur në vitin 2002.

Ministri i Brendshëm paska qenë një diversant në krye të komisionit të reformës në drejtësi.

Lavdi zotit të madh që shqiptarët kanë opozitën sy fajkua e hund çakall, që na zbuloi një fakt tronditës, e për mediat tona që u tronditën aq shumë saqë nuk i bënin dot një pyetje Euralius-it.

Kjo provë ulëritëse mori dhenë në mediat tona dhe në tërë kanalet e lobimi opozitar për të çelur negociatat… e gjitha do të sihte një parodi për të qeshur nëse nuk do të kishte ndodhur vërtet, nëse nuk do të kishte baltosur vendin jashtë shtetit.

Unë kam kërkuar nga një agjensi e specializuar ndërkombëtare një hetim në lidhje me këtë përgjim të bërë publik nga opozita si dhe kam kërkuar informacione nga partnerët ndërkombëtarë për të gjitha të dhënat e vëllait të Ministrit të Brendshëm”, tha Rama.

*Integrimi/ Rama zbardh takimin me Macron: Franca s’ka vendimarrje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *