Qëndrimi për nenin 491, Vasili: BE dhe Euralius genjejnë, më mirë të heshtin!

Pas reagimit të BE për nenin 491 për të cilin opozita akuzoi ish kreun e komisionit të Reformës në Drejtësi sot Minister i Brendshëm, Fatmir Xhafaj për fallsifikim, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili. Ai, në një shënim në rrjetet sociale shkruan se, “BE në Tiranë dhe Euralius vazhdojnë për fat të keq të shpërdorojnë autoritetin e Europës lidhur me drejtësinë.

Komisioni i ligjeve ne shkelje flagrante e ka ndryshuar nenin 491 te ardhur ne kuvend dhe ky ndryshim nuk gjendet asgjekundi ne procesverbalin komisionit te ligjeve,qe dokumenton ndryshimet qe i behen projektligjit te propozuar dhe qe me pas i paraqiten seances plenare per votim. Ky eshte manipulim sa nje mal. Vetem BE ne Tirane dhe Euralius cuditerisht nuk e shohin dhe paskan marre detyren te bejne alibine e ketij skandali, shkruna Vasili I cili kërkon që “kur BE ne Tirane dhe Euralius e kane te “pamundur” te mbrojne parimet bejne mire te heshtin”.

Ja shënimi i plotë Petrit Vasilit në Facebook:

BE ne Tirane dhe Euralius genjejne per nenin 491,me mire te heshtin.

BE ne Tirane dhe Euralius vazhdojne per fat te keq te shperdorojne autoritetin e Europes lidhur me drejtesine.
Per te gjithe opinionin publik duhet te jete e qarte se Euralius genjen kur thote ka pasur disa variante per nenin 491.
Ka pasur vetem nje variant te pergaditur nga grupi i eksperteve te nivelit te larte dhe te paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise me firmen e nje deputeteje.
Komisioni i ligjeve ne shkelje flagrante e ka ndryshuar nenin 491 te ardhur ne kuvend dhe ky ndryshim nuk gjendet asgjekundi ne procesverbalin komisionit te ligjeve,qe dokumenton ndryshimet qe i behen projektligjit te propozuar dhe qe me pas i paraqiten seances plenare per votim.
Ky eshte manipulim sa nje mal.
Vetem BE ne Tirane dhe Euralius cuditerisht nuk e shohin dhe paskan marre detyren te bejne alibine e ketij skandali.
Per llogari te kujt e bejne? A e ndihmojne Shqiperine duke bere alibine e manipulimit dhe shkeljes se ligjit?
Kush ja mbyll syte per te pare pazarin e ligjeve me porosi?
BE ne Tirane dhe Euralius shenuan rekorde te erreta,negative dhe te dyshimta,kur bene avokatine dhe alibine procesit thellesisht te inkriminuar te zgjedhjes se prokurorit te pergjithshem me 69 vota.
Kur BE ne Tirane dhe Euralius e kane te “pamundur” te mbrojne parimet bejne mire te heshtin.Europa qe shqiptaret njohin nuk eshte kjo e ketyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *