Opozita kërkon dorëheqjen e Xhafajt, Hysi mbyll me shpejtësi mbledhjen e komisionit

Opozita ka bllokuar sot punimet e nënkomisionit për të drejtat e njeriut duke kërkuar sërish dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në kushtet kur deputetët e PD dhe të LSI janë bazhduar njëzëri në këtë kërkesë, kryetarja e nënkomisionit Vasilika Hysi ka mbyllur me shpejtësi mbledhjen dhe është larguar nga salla.

Nënkomisioni “Për të drejtat e njeriut”, në përbërje të komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, përbëhet nga:

Vasilika Hysi – kryetare (PS), Enkelejd Alibeaj – zëvendëskryetar (PD), Xhemal Qefalia – anëtar (PS), Eglantina Gjermeni – anëtare (PS), Jurgis Çyrbja – anëtar (PS), Edmond Panariti – anëtar (LSI), Oerd Bylykbashi – anëtar (PD).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *