Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të paqëndrueshëm.
E Mërkurë 16 Maj moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira ku në veriperëndim nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat min dhe max
- Zonat malore 9/21°C ;
- Zonat e ulëta 14/23°C;
- Zonat bregdetare 15/22°C.
E Mërkurë 16 Maj 2018
Kosova per ditën e Mërkurë dt 16 Maj do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira rreshje shiu të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 8°C në mëngjes deri në deri në 19°C në mesditë.