Kryeprokurorja kukull në duart e Ramës, kryeministri i bën ekspertizën përgjimit të Agron Xhafajt

Nga Boldnews.a

Kryeministri Edi Rama e ka të lehtë të depërtojë në prokurori, në lidhje me hetimin për vëllanë e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.Në daljen e tij publike, Rama tregoi se kishte në duar përgjigjen e audio-përgjimit dhe sipas tij nuk ishte autentike. “Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore, mua ajo pergjigje më mjafton, për tju thënë juve se jemi para një akti mashtrimi të opinionit publik me një material jo autentik, me të cilin synon destabilimin e qeverisjes…”-tha Rama.

Në këtë mënyrë ka diktuar edhe raportin përfundimtar që do të dalë nga ekspertiza e Prokurorisë në lidhje me këtë çështje. Ndonëse institucioni i akuzës ende nuk ka nisur asnjë proces vlerësimi të audio-përgjimit me personazh Agron Xhafajn dhe një skafist të dënuar në Itali për trafik droge, kreu i qeverisë në mënyrë publike i çoi mesazh kryeprokurores Arta Marku se konkluzionet e akuzës duhet të jenë ashtu sikurse e tha Rama. “Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij inçizimi”, deklaroi kryeministri.

Gjithçka duket e qartë pasi kryeprokurorja Arta Marku edhe me urdhër nga “lart” duhet të vendosë ashtu sikurse e dikton kryeministri. Në këtë rast qeveria po kryen hetime “paralele”, pasi audio-përgjimi duhet të është administruar në rrugë ligjore dhe më pas të caktohen ekspertë të pavaruar të cilët do e merrnin në analizë. Në çdo rast, mos u çudisni aspak që edhe konkluzionet e prokurorisë së drejtuar nga Arta Marku të jenë të njëjta me përgjigjen e kryeministrit. Ky do jetë fati i këtij audio-përgjimi dhe kryeprokurorja “kukull” në duart e Ramës nuk do dalë mbi shefin e madh Rama. Për më shumë që edhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda drejton Donika Prela, shoqja e kryeprokurores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *