Kërkesa greke/ Bushati heq stendën e librave çam nga panairi…

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka ndërhyrë për të hequr stendën e librave çma nga panairi i librit në Muzen Kombëtar në Tiranë. Ishte pala greke që ka bërë një kërkesë të tillë, e cila është marrë në konsideratë nga Bushati.

“Hiqet stenda e librit Çam në panairin e librit

Me kërkesën e ambasadës greke, dhe ndërhyrjen e ministrit re jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, sot u hoq stenda e librave çam nga panairi i librit ne Muzeun Kombëtar në Tiranë.

Cilido që i thotë vetes shqiptar e ftojmë të na bashkohet… ky është akt i pastër genocidi…”, shkruan Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda në një postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë, shoqata “Çamëria” akuzon ambasadën greke në Tiranë se ka kërkuar heqjen e stendës me librat për Çamërinë, te Panairi i Librit që po organizohet te Muzeu Kombëtar.

Duke e cilësuar këtë si një veprim të pajustifikuar, përfaqësues të shoqatës thonë se: “Përfaqësues të lartë të Ambasadës kanë shkuar te Shtëpia Botuese “Çamëria” dhe te organizatorët e Panairit të Librit, duke u bërë presion për të hequr këtë stendë”.

Përfaqësuesit e Ambasadës greke, sipas shoqatës “Çamëria”, janë shprehur se për heqjen stendës “kanë folur edhe me Ministrin Ditmir Bushati”.

Shoqata Patriotike “Çamëria” dënon këtë veprim dhe e cilëson ant-ligjor.

“Ministria e Jashtme ti kërkojë Ambasadës greke të mos ndërhyjë në punët e Brendshme të Shqipërisë, se ndryshe ne do të përshkallëzojmë dhe ashpërsojmë qëndrimet tona, në mbrojtje të çështjes çame. Shoqata Patriotike “Çamëria” nuk do lejojë që presioni grek të heqë këtë stendë dhe i kërkon z.Ditmir Bushati të shprehet për këtë çështje. Shpresojmë që z.Bushati të mos bëhet pjesë e “lojrave greke” duke rënë dakort që të hiqet një stende më librat për Çamërinë. Gjithashtu ne i kërkojmë Ambasadës Greke që të tërhiqet nga kjo kërkesë. Librat për Çamërinë do të qëndrojnë aty, që çdokush të lexojë për historinë e shqiptarëve të Çamërisë që u larguan me forcë nga trojet e tyre. Edhe në këto momente përfaqësuesit grek po qëndrojnë te Muzeu Kombëtar, duke këmbngulur për heqjen e stendës “Çamëria”, thuhet në deklaratën e shoqatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *