“Kam frikë për Botërorin”

Ylli i Paris Saint-Germainit dhe Brazilit, Neymar, i cili lidhet ngushtë me një kalim te Real Madridi, ka thënë se po kalon nëpër një kohë të vështirë dhe se ka shumë frikë.

Rikthimi i Neymarit në fushë pas një dëmtimi në këmbën e djathtë është afër.

Të mërkurën (sot), lojtari më i shtrenjtë në botë pritet të shfaqet në një seancë stërvitore me dyer të hapura, të cilin e ka planifikuar klubi i tij, PSG, në mënyrë që t’i gëzojë adhuruesit e vet.

Por, data më e rëndësishme për superyllin është 3 qershori. Në këtë ditë Neymar pritet të luajë për herë të parë që prej dëmtimit që e pësoi në shkurt, kur Brazili do të luajë me Kroacinë në Londër në një ndeshje përgatitore para Kupës së Botës.

Do të jetë një ditë emocionale, por edhe e respektit dhe frikës, siç edhe rrëfeu vetë Neymar në një intervistë për “Jornal Nacional”.

“Është një kohë e vështirë, njëra nga më të vështirat që i kam përjetuar. E di se të gjithë janë nervozë, por askush nuk është më i merakosur se unë për t’u rikthyer dhe askush nuk ka frikë më shumë se unë për Botërorin”, ka thënë Neymar.

Neymar tashmë është treguar i kujdesshëm për dëmtimin e tij. Para ca ditësh, duke folur me legjendën e Brazilit, Zicon, ai tha se kishte nevojë ta largonte frikën sa më shpejt, në mënyrë që të jetë gati për Kupën e Botës muajin e ardhshëm në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *