Ironia e Alibeajt për Xhafën: Ka humbur ministri i Brendshëm, shpresoj të gjendet

Edhe sot PD ka ndjekur të njëjtën praktikë të bllokimit të Komisioneve, duke bërë temë qendrore çështjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Teksa ishin duke folur në nënkomisionin për të drejtat e njeriut deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj u shpreh se prej disa ditësh është zhdukur Ministri i Brendshëm.

Ai ngriti pyetjen nëse Xhafaj do të bëhej i gjallë deri në orën 11, orar ku është parashikuar që Rama të mbledhë grupin e tij parlamentar.

‘Nuk ka vend më të mirë se sa sot për të diskutuar një ccështje kaq të rëndësishme, nën komisioni i të Drejtave të Njeriut për të diskutuar ccështjen më të rëndësishme. Çështja është për të gjetur personat e zhdukur?

Cili është personi që është zhdukur, personi që nuk bëzanë, ministri i Brendshëm i këtij vendi është i zhdukur, shpresoj që deri në 11:00 ta keni gjetur këtë person. Çfarë po diskutojmë ne sot?

Ne duhet të diskutojmë se si na ndodh që ne kemi nga një anë një ministër të zhdukur, e nga ana tjetër kemi një shtetas tjetër vëllai i tij, shëtit i lirë e bën karshillëk, këtij parlamenti, qytetarëve. Kjo është çështja që duhet të diskutojmë”, u shpreh Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *