FOTO/ Habit ish-deputeti, shfaqet me armë në zyrë

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Flamur Çelaj ka publikuar në rrjetet sociale foto me armë në zyrën e tij.

Ish-deputeti i Vlorës shihet me një armë të tipit ‘Walther Q5 MATCH’, të cilën e mban në një pozicion gati për të qëlluar. Fotot me armë, Flamur Çelaj i ka bërë vetë publike, ndërkohë komenton:

“Modeli i ri, i dinamikës dhe saktësisë. Gati për të lëshuar disa plumba”.

Edhe më herët Çelaj ka treguar pasionin e tij për qitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *