Britania i tregon “muskujt” Rusisë, mbi 3000 avionë supersonikë

Ditë më parë Putin paralajmëronte se në muajt e ardhshëm ushtria ruse do të ketë avionin 10 herë më të fuqishëm se çdo avion tjetër botë.

Por Britania nuk ka mbetur prapa, duke iu përgjigjur kërcënimit rus me një tjetër model avioni luftarak, që do të jetë i gatshëm për përdorim muajin e ardhshëm.

Armata e parë e avionëve F-35s, pjesë e një investimi prej 9,1 miliardë paund do t’i bashkohen bazës në Norfolk muajin e ardhshëm, ka bërë të ditur sekretari i mbrojtjes, Gavin Williamson.

I pyetur se si do të pritet nga Rusia lajmi i armatës së re të avionëve luftarakë, komandanti i forcave ajrore David Bradshaw është shprehur se: “Jam i sigurt se ata po na ndjekin me interes, F-35 është program gjigant, me mbi 3000 avionë luftarakë që do të ndërtohen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *