Atletico Madrid “zot” i Francës, fiton trofeun e Europa League

Atletico e Madridit është kurorëzuar si fituesja e Europa League për sezonin 2017-2018.

Spanjollët mposhtën pastër 3-0 vendasit e Marseille në finalen e madhe të “Lyon-it” duke e dërguar në 3 numrin e trofeve në 9 vitet e fundit, dhe trofeun e 5-të europian në historinë e klubit.

Në  “Parc Olympique Lyonnais” u zhvilluar një sfidë pa histori, me “Los Colcheoneros” që kishin udhëtuar drejt Francës me synimin e qartë, për të marrë në shtëpi trofeun .

Çelësi i këtij suksesi ishte një “vendas” me yllin e kombëtares franceze, Antoine Griezmann që vendosi i vetëm fatet e takimit. 27 vjeçari ishte autor i dy golave të takimit që më shumë se meritë të tij, ishin gabime të mbrojtjes së Marseille. Kur po kronometrohej minuta e 20-të, Griezmann përfitoi nga një asist perfekt i Gabi me këtë të fundit që përfitoi nga një mosmarrëveshje në mbrojtjen e skuadrës marsejeze dhe shërbeu për francezit që e kishte të lehtë të dërgonte topin në njërin krah dhe Mandanda në krahun tjetër.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale të Atletico Madrid, ndërsa me të nisur e dytë, spanjollët shënuan dhe të dytin. Ishtë përsëri Griezmann që i shërbyer nga Koke, e depozitoi topin në rrjetë pas një goditje të bukur me parabël.

Minutat e mbetura ishin një “dialog” i gjatë mes futbollistëve vendas dhe portierit Oblak. Duhej të vinte minuta e 80-të që Marseille të shfaqej rrëzikshëm përpara gardianit slloven, por nëse në rastet e mëparshme ishte ai që shpëtoi Atletico-n këtë radhë ishte shtylla e djathtë pingule që ndali tentativën me kokë të Mitrovic, që kërkoi të shënonte të paktën një gol nderi në këtë takim.

Përfundimisht 3-0 dhe Atletico Madrid kurorëzon me trofe një sezon të mrekullueshëm. Kujtojmë që spanjollët e kanë siguruar vendin e dytë në La Liga, pas krahëve të Barcelonës, ndërsa pas kësaj disfate, Marseille duhet të bëj sakrifica për të siguruar kualifikimin në Uefa Champions League vitin e ardhshëm, me marsejezët që momentalisht mbajnë vendin e 4-t në kampionat, me një pikë më pak se Lyon-i i vendit të tretë.

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

90′ Mbyllet takimi

88′ Gabi shennon dhe golin e trete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *