Ankaraja reagon për ‘Jeruzalemin’, dëbon ambasadorin izraelit

Vijon të përshkallëzohet tensioni që pasoi zhvendosjen e ambasadës amerikane në Izrael, nga Tel Avivi në Jeruzalem. Kështu më tepër se 60 palestinezë janë vrarë, ndërsa rreth 3 mijë të tjerë janë plagosur, në përleshje me forcat izraelite, çka ka sjellë edhe reagimin e disa shteteve të tjera.

Më e ashpër me Izraelin ka qenë Turqia, me presidentin Rexhep Taip Erdogan, që e cilësoi Izraelin një shtet terrorist, me sjelljet dhe veprimet që po bën.

“Izraeli po provon se është një shtet terrorist me hapat që po ndjek dhe fatkeqësisht SHBA, që po lufton të njëjtat krime të kryera nga ISIS është në krah të tij. Kjo nuk do të jetë dita që ne humbëm Jeruzalemin”, u shpreh Erdogan gjatë ditës së hënë.

Më pas, të martën ministri i Jashtëm turk thirri në një takim ambasadorin izraelit Eitan Naeh dhe pas disa minutash bisedime, i kërkoi këtij të fundit të largohet nga vendi.

Mediat turke raportojnë se zyrtarisht ambasadorit i është kërkuar largimi për shkak të sjelljes terroriste të Izraelit, duke vrarë të paktën 60 palestinezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *