Agjenti i Hysajt zbulon ekipin për sezonin e ri

Elseid Hysaj nuk do të largohet nga Napoli.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi i cili shuan përfundimisht zërat për një transferim të mundshëm të mbrojtësit shkodran drejt United apo PSG-së.

Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss” që qëndron shumë pranë klubit të Napoli, menaxheri i kuqeziut ka theksuar se me apo pa trajnerin Maurizio Sarri, Hysaj do të qëndrojë tek Napoli sepse presidenti De Laurentis do të ndërtojë një skuadër akoma edhe më shumë kompetitive se kjo aktuale për të fituar trofe në të ardhmen.

Giuffredi shtoi se Elseidi është shumë i lumtur te Napoli dhe dëshiron të qëndrojë gjatë në “San Paolo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *