Deputeti dhe diplomati indian, Shashi Tharoor, është akuzuar për nxitje të vetëvrasjes së gruas së tij, në vitin 2014.
Vdekja e pashpjeguar e Sunanda Pushkar fillimisht ishte trajtuar si vetëvrasje, mirëpo më vonë Policia ka thënë se ajo është vrarë, pa treguar për të dyshuar.
Kurse tani autoritetet e kanë akuzuar politikanin për nxitje të vetëvrasjes dhe mizori.
Raportet e para pas vdekjes kanë sugjeruar se gruaja ka vdekur për shkak të mbidozës nga droga. Raporte të tjera tregojnë për “shenja misterioze të injeksioneve”, dhe “helmim”.
Çifti kishte qenë pre e vëmendjes së publikut para vdekjes së Pushkar, pasi disa mesazhe tregonin se deputeti kishte një lidhje jashtëmartesore me një gazetare nga Pakistani, raporton BBC.