Shkarkohet kryeinspektori i Mjedisit në Elbasan, ja çfarë paralajmëron Taulant Balla

Takimi i parë i Llogaridhënies në Elbasan çoi në shkarkimin e Kryeinsektores së Mjedisit për shkak të moskryerjes së detyrës.

Kryeinspektorja e Mjedisit në Elbasan u shkarkua pas ankesave të shumta nga vetë qytetarët, për ndotjen në zonën e ish kombinatit Metalurgjik.

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla u tregua i rrëptë në këtë kërkesë e cila ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.

“Ministri sapo më njoftoi që Kryeinspektori i Mjedisit shkarkohet nga detyra. Ndërkohë që dua t’i them Kryeinspektorit të ri që kë vetëm 1 muaj kohë. O merr fund tymi me helm dhe mbetjet e naftës në kanalet vaditesë, o ty dhe shefit tënd do të jem unë që do t’ju bëj kallëzim penal për shpërdorim detyre”.

Për disa muaj rresht Balla ka bërë apel për zgjidhjen e situatës në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik, sidomos përsa i përket rafinerisë së përpunimit të produkteve të naftës e cila ujërat e ndotur i derdh në kanalet vaditëse të zonës. Madje Kryetari i Grupit Paramentar Socialist paditi në polici këtë kompani për ndotje të mjedisit.

Po ashtu sikurse “bashkëqeverisja”, fushata jonë e “llogaridhënies”, nuk është fasadë, por impenjim konkret me rezultate konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *