Në kryeqyetin e Kosovës është përgatitur një bakllava gjigane.
Bakllavaja është përgatitur nga disa të rinj kosovarë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe iu është shpërndarë qytetarëve në Prishtinë.
Muaji i Ramazanit që festohet nga besimtarët myslimanë nis me 16 maj.
Qytetarët kishin mundësinë të shijonin nga një copë bakllavaje dhe gjithsej ishin gatuar rreth 4.500 copë.
Të rinjtë në bashkëpunim me një fabrikë prodhimi ëmbëlsirash synojnë të thyejnë rekordin e Librin Botëror Gines që e mban aktualisht Turqia.