Shërbehet bakllava gjigande në Prishtinë në prag të muajit të Ramazanit

Në kryeqyetin e Kosovës është përgatitur një bakllava gjigane.

Bakllavaja është përgatitur nga disa të rinj kosovarë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe iu është shpërndarë qytetarëve në Prishtinë.

Muaji i Ramazanit që festohet nga besimtarët myslimanë nis me 16 maj.

Qytetarët kishin mundësinë të shijonin nga një copë bakllavaje dhe gjithsej ishin gatuar rreth 4.500 copë.

Të rinjtë në bashkëpunim me një fabrikë prodhimi ëmbëlsirash synojnë të thyejnë rekordin e Librin Botëror Gines që e mban aktualisht Turqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *