Rënie temperaturash dhe shi, ja si do të jetë moti sot

Reshje shiu dhe ulje temperaturash pritet të jetë dita e sotme në të gjithë vendin.

Deri në mesditë do të vijojnë kthjellime të shkurtra dhe shira të dobët, por pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke sjellë shira me intensitet mesatar deri të lartë në pjesën më të madhe të vendit; kushte që vijojnë edhe në mbrëmje.

Temperaturat mbeten konstante gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie me 2 – 3°C duke ulur maksimumin ne 24°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *