Rama në “dashuri” me arkitektin Casamondi, i dënuari për evazion dhe korrupsion në Itali

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama në çdo dalje publike në lidhje me arkitekturën në Tiranë dhe Durrës ka vetëm një emër në majë të gjuhës, që e përmend gjithnjë, Marco Casamondi. Italiani që kërkon famën në Shqipëri, me mbështetjen e Ramës dhe padyshim edhe të kanakarëve të tij (Lali Erit), Erion Veliajt dhe Vangjush Dakos, është një mashtrues fiskal dhe i dënuar për korrupsion në vendin e tij. Arkitekti që projekton vetëm kulla në Tiranë, rezulton se në Itali është dënuar për evazion fiskal dhe mashtrim. Janë tre dënime ndaj të preferuarit të Ramës. Dënimi i parë është me gjobë 160 mijë euro në vitin 2014, për shmangie të taksave dhe evazion fiskal, me të njëjtën akuzë, shtuar edhe përdorimin e emrit të universitetit ku është pedagog, është dënuar edhe në nëntor të vitit 2017, gjithashtu Marco Casamonti, është dënuar edhe më parë për korrupsion, në ndërtimin e një objekti në Firence.

Arkitekti Casamonti në Shqipëri ka projektuar Sheshin “Veliera” në Durrës, stadiumin “Arena Kombëtare”, kullën e falimentuar “4EverGreen Toëer” përballë Katedrales Ortodokse në Tiranë, si dhe kullën 24 katëshe “Garden Building” përgjatë Rrugës së Kavajës. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe që edhe një arkitekt të huaj, Rama, Veliaj dhe Dako, patjetër duhet të gjenin me të shkuar të dyshimtë, ku përveç evazionit fiskal, ka marrë dënim edhe për korrupsion. Ky është “njeriu i duhur” për këtë vend… Jo më larg se katër ditë më parë, Casamondi dhe Rama ishin “violinë e parë” në një kronikë të gjatë televizive në “Top Channel”. Arkitekti foli për kullën në stadiumin që po ndërtohet në Tiranë, ndërsa në syrin e tij Tirana është vendi që duhet të ketë shrirje vertikale në ndërtim, e thënë ndryshe sa më shumë kulla. Nga ana e tij, Rama e ka të preferuar, duke e lartësuar këtë arkitekt “mashtrues”, po aq sa kullat e larta…

Po kush është arkitekti që është thirrur enkas për të varrosur arkitekturën e mëparshme tonën? Provat janë të qarta. Në Durrës projektoi Velierën dhe pikërisht mbi rrënojat arkeologjike këmbënguli të ndërtohet kjo vepër. Procesi është ende në gjykatë, por punimet po vijojnë. Gjithashtu në ndërtimin e Stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, ishte parashikuar që të ruhej fasada, pasi stadiumi edhe në dokumentacione ishte përfshirë në objektet kulturore të rëndësisë së veçantë, që mbrohen. Shumëkush është dëshmitar se fasada jo vetëm nuk u ruajt, por materialet e saj u kthyen në një pirg mbetjesh. Synimi i vetëm ishte ndërtimi i kullës stadium, apo stadiumit kullë, pas së cilës fshihen interesa të dyshimta ekonomike. Me mbështetjen e Ramës, Veliajt dhe Dakos, arkitekti Italian Cazamondi ka gjetur parajsën, qoftë edhe fiskale dhe terrenin e duhur për të projektuar ndërtesat qiejgërvishtës, sepse është i preferuari i kryeministrit dhe është i “dashuruar” me veprat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *