Përballja Tahiri-Hajdarmataj në Gjykatë/ Ish-ministri ironizon masën e arrestit: Për mua njësoj, si në shtëpi, si në burg….

Repika, pyetje dhe ironi brenda seances se sotme gjyqesore ne ngarkim te ish ministrit te Brendshem Saimir Tahiri, te cilit sot i eshte komunikuar masa e sigurise, “arrest shtepiak”. Në fjalën e tij, Saimir Tahiri ironizoi masën e dhënë.

“Ju keni thënë për mua arrest shtëpiak po për mua është njësoj si arrest shtëpiak e si arrest me burg”, mësohet të ketë thënë ish ministri i Brendshëm. Tahiri i ka drejtar nje sere pyetjesh si prokuroreve te ceshtjeve, ashtu edhe ndaj gjyqtares Baku. Ai kundërshtoi argumentimet në vendimin e zbardhur të gjyqtares Liliana Baku.

“Ju argumentoni se unë kam aftësi të prish e dëmtoj provat, kjo nuk është e vërtetë dhe është e pamundur. Këtë argumentim e keni dhënë dhe më herët në vendimin kur shpallët bllokimin e pasaportës. Ju po ndiqni të njëjtin kriter si kur isha deputet dhe tani qytetar i lirë. Ju thoni se ekziston rreziku i ikjes, nuk ka asnjë mundësi që unë të largohem. Gjatë kohës që më është kthyer pasaporta kam lëvizur disa herë jashtë vendit dhe jam kthyer sërish në Shqipëri. Unë mandatin e dorëzova vullnetarisht dhe jam i hapur për drejtësinë dhe për të parë drejtësinë në sy”, mësohet të ketë thënë ai.

Gjate seances, Prokurori Besim Hajdarmataj deklaroi se janë dërguar letërporosi të reja, dy në Itali dhe një në Mal të Zi, dhe po priten pergjigje qe do te ndihmojne me tej hetimet.

“Na rezulton e provuar se është zhdoganuar një skaf i blere nga Orges Liperi. U ble 15 mijë euro. Na rezulton e provuar që Saimir Tahiri ka drekuar në Greqi me Artan Habilajt. Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt”, tha Hajdarmataj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *