PD kthehet në komisione për të denoncuar …

Sipas njoftimit të shpërndar për mediat nga selia blu, mësohet se ditën e sotme deputetët e PD-së do të jenë në Komisionin e Kulturës, i cili nis në orën 9:00. Partia Demokratike për disa javë ishte në bojkot ndaj punimeve të Komisioneve Parlamentare, por duket se strategjia ka ndryshuar.

Në mbledhjen e djeshme të grupit, Basha mësohet se është shprehur se strategjia e re e PD-së është pjesëmarrja në komisione, dhe denoncimi i fakteve sipas tyre të rënda. ”PD do të shkojë në komisione për të treguar se nuk do ta ketë normalitet. Vendimet e mëdha të opozitës do të merren hap pas hapi. Nëse deri të enjten nuk ka vendim, atëherë do të merren vendimet e mëdha”, mësohet se është shprehur Basha para deputetëve.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *