Maradona bëhet trajner i ekipit të panjohur

Diego Armando Maradona i ka dhënë fund eksperiencës së tij si trajner i Al Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të ardhur tashmë në Europë.

“El Pibe D’oro” do të stërvitë klubin bjellorus të Dinamos së Brestit, marrëveshje të cilën e ka arritur para pak orësh.

Por nuk mbaron me kaq, pasi në Bjellorusi Maradona nuk do të bëjë vetëm trajnerin.

Klubi i ka besuar atij edhe rolin e zëvendëspresidentit të skuadrës, duke i garantuar plotfuqishmëri në drejtimin e skuadrës.

Dinamo Brest militon në ligën kryesore bjelloruse dhe po investon fuqishëm për të synuar titullin kampion, por edhe ecuri në kompeticionet europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *