Kim Jong-un rikthehet kërcënues: Anuloj takimin me Trump nëse…

Kim Jong-un kthehet në tonet luftarake. Udhëheqësi i Koresë së Veriut kërcënon të anulojë samitin me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, i caktuar për në 12 qershor në Singapor, për shkak të ushtrimeve të përbashkëta ushtarake midis forcave amerikane dhe atyre të Koresë së Jugut. Dhe duke konfirmuar vendosmërinë e tij, ai anuloi bisedimet e nivelit të lartë të planifikuar për nesër me Seulin që synonte ndjekjen e samitit historik midis dy udhëheqësve të gadishullit më 27 prill.

Reagimi i parë i Uashingtonit i është besuar zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Heather Nauert: “Le të vazhdojmë me punën për të planifikuar takimin midis Donald Trump dhe Kim Jong-un”.

Për Phenianin, stërvitjet e përbashkëta të Seulit dhe SHBA-ve janë “një provokim ndërkombëtar ushtarak në kontrast nga zhvillimet pozitive në gadishullin korean, një provë për pushtimin e Veriut dhe një provokim”.

Një akuzë kjo e ndjekur nga një paralajmërim për administratën Trump: “Shtetet e Bashkuara do të duhet të marrin vendime të kujdesshme për fatin e samitit të planifikuar të Koresë së Veriut, në dritën e kësaj trazire provokative ushtarake me autoritetet e Koresë së Jugut”.

Në programin e përbashkët stërvitor ushtarak Kore e Jugut – SHBA, që është planifikuar të nisë të premten, pritet të marrin pjesë rreth 100 avionë luftarakë.

Qëllimi i këtyre testeve që të dy vendet i kryejnë në mënyrë periodike në bazë të marrëveshjes së mbrojtjes së ndërsjellë të nënshkruar në vitin 1953, sipas Seulit dhe Uashingtonit është thjesht mbrojtës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *