Godet punonjësin me fadromë dhe e lë të vdekur, arrestohet 45-vjeçari

Arrestohet 45-vjeçari, pasi teksa ishte duke punuar ka qëlluar me fadromë një punonjës tjetër te firmës së ndërtimit “ GENER-2”, duke  e lënë atë të vdekur në vend.

I arrestuari është Flamur Alla banues në Elbasan, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Tuneli i Çeremit”, ndërsa 49-vjeçari banues Bradashesh, Elbasan nuk ka mundur ti mbijetojë goditjes së fadromës duke mbetur i vdekur menjëherë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin;

– Flamur Alla, 45 vjeç, banues në Elbasan, fadromist i firmës së ndërtimit “GENER-2”.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datën 14.05.2018, në vendin e quajtur “Tuneli i Çeremit”, në fshatin Çerem, Tropojë, duke punuar me fadromë në brendësi të tunelit, aksidentalisht ka goditur me fadromë punonjësin e kësaj firme, shtetasin A.Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Bashkia Elbasan, i cili ka humbur jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *