Flutura Açka tregon amanetin që i la djali në orët e fundit të jetës

Iu deshën disa ditë që shkrimtarja Flutura Açka të mblidhte forcat për të shkruar një falenderim, për të gjithë ata që iu gjendën pranë zikisht apo virtualisht. Mes rreshtave me shumë dhimbje për humbjen e birit të vetëm, në moshën 18-vjeçare, Flutura tregoi amanetin që djali i la.

“Mam prova jote se më ke dashur vërtet, fillon tani. Nëse do të dish të vazhdosh. Bëj gjënë më të mirë që di të bësh! Shkruaj! Të shkruash është terapia jote. Bëje, Mam, mos hyr në spiralen e dhimbjes, atje humb”, i ka thënë djali në orët e fundit. Statusin e gjatë, Flutura e shoqëroi me një foto të dorës së saj dhe të birit, të shkrepur pranë shtratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *