Eugent Bushpepa rrëfen për foton me Eleni Fourierën: Qipro më kërkoi ta hiqja

Eurgent Bushpepa, Eleni Fouriera si dhe Ermal Meta ishin tre shqiptarë që përfaqësonin shtete të ndryshme në festivalin evropian të muzikës. Mbrëmjen e djeshme Eurgenti ishte i ftuar në Opinion, ku foli për eksperiencën në Eurovizion.

Ai u shpreh i lumtur për rezulatatin e arritur dhe dhe falenderoi të gjithë shqiptarët për mështetjen. Gjithashtu këngëtari shqiptar komentoi edhe fotografinë e shumëpërfolur nga mediat teksa shihet së bashku me këngëtaren tjetër shqiptare, Eleni Foureira duke bërë shqiponjën me duar.

Bushpepa tregoi se grupi qipriot i ka kërkuar ta heqë foton nga Instagrami, ndërkohë që ka qenë vetë këngëtarja Foureira ajo që e ka ndaluar ta bëjë këtë veprim.

“Ata të Qipros më kërkuan ta heq foton, ndërsa ishte vetë Eleni ajo që më tha ta mbaj. Kërkonin ta hiqnin foton, sepse e dinin që do të kishte më shumë polemika në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Bushpepa.

Eugent Bushpepa u rendit i 11-ti me këngën “Mall”, ndërkohë që Eleni u rendit e dyta me këngën “Fuego”, me të cilën përfaqësonte Qipron. Ndërsa çmimi i parë u fitua nga këngëtarja izraelite Netta Barzilai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *