Ekskluzive/ Pendohet Moisi Habilaj: Ja si e bëja trafikun e drogës, lidhja ime me Tahirin

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Katanias ka pyetur në janar 2018 kreun e organizatës “Habilaj”, Moisi Habilajn, i cili u arrestua në kuadër të një hetimi disa-vjeçar për trafik lëndësh narkotike.

Në zbatim të letër-porosisë së Prokurorisë për Krime të Rënda në Shqipëri, Moisi Habilaj është pyetur edhe për raportet me ish-ministrin e Brendshëm, kushëririn e tij, Saimir Tahiri.

Moisi Habilaj ka mohuar që Tahiri të ketë qenë në dijeni të aktivitetit kriminal të organizatës së drejtuar prej tij. Prokuroria për Krime të Rënda e ka përfshirë deklarimin e Habilajt në kërkesën që i ka drejtuar gjykatës për caktimin e masës së arrestit për Saimir Tahirin, i dyshuar si bashkëpunëtor me këtë organizatë.

Në deklarimin e tij, i cili është siguruar ekskluzivisht nga “Boldnews.al”, Moisi Habilaj shprehet:

“…Në Shqipëri, nëpërmjet Sabaudin Celajt, njoha një farë Fatosh që ishte një trafikant i madh marijuane dhe më propozoi që të filloja një trafik marijuana me Siçilinë. Ndërmjet vitit 2013 dhe 2017, përveç udhëtimeve që përfunduan me sekuestro, kam bërë dhe dy udhëtime të tjera që rezultuan me sukses. Përveç Rielës, drogën që importoja në Itali ia shisja dhe një farë Angelo nga Lentini. Në aktivitetin e importimit nga Shqipëria ndihmohesha nga Maridian Sulaj, Nezar Seiti dhe të tjerë. Im vëlla, Florian nuk kishte lidhje fare me trafikun dhe as Armando Sulaj…….Unë jam kushëri i Saimir Tahirit, ish-ministër shqiptar, por ai nuk di asgjë për trafikun e marijuanës dhe nuk më ka ndihmuar kurrë për asgjë. Nuk është e vërtetë se kam blerë bizhuteri të çmuara për atë apo për gruan e tij edhe pse është e vërtetë se kam blerë bizhuteri të çmuara në Katania për gruan e Fatoshit. Saimiri ia ka shitur makinën vëllait tim Artanit, por nuk mundi të bënte kalimin e pronësisë për një problem që lidhej me një bllokim administrativ”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *