“Burg në shtëpi”, sot Tahiri para gjykatës

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dalë sot në 11:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë dhe do të merret në pyetje.

Këtë herë ish-Ministrit do ti duhet të shoqërohet me policë nga banesa e tij tek “Kodra e Diellit” për në sallën e gjyqit.  Gjyqtare e seancës do të jetë Liliana Baku.

Tahiri akuzohet për trafik të narkotikëve në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror në kuadër të hetimeve për dosjen “Habilaj”. Prokuroria është shprehur se ka prova të reja për ish-Ministrin nga letërporositë e Greqisë dhe Italisë dhe dëshmitë e marra brenda dhe jashtë vendit.

Mas me arrst shtepia u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 12 maji.

Prokurët e çështjes Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kërkuan masën “arrest me burg” por gjykata mori parasysh rrezikshmërinë e ulët shoqërore. Ndërkohë avokati i Tahirit, Maks Haxhia, por dhe prokurorët kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *