Alket Rizai/ Shqiptari del para Gjykatës për një tjetër akuzë, ofendon gjyqtarin: Ik q** ore

Nën masa të rrepta sigurie Alket Rizai dhe dy shqiptarë të tjerë është transportuar sot në orën 9:00 me orën greke nga burgu i Domokos në Gjykatën e Lamias.

Të shoqëruar dhe rrethuar nga një numër i madh policësh të armatosur shqiptarët janë parë të prangosur teksa hynin dhe dilnin nga gjykata.

 

Rizai 3

Ata kanë dalë para gjyqit pasi në qelinë e tyre në burg janë gjetur disa thika. Alket Rizai ka kërkuar nga trupi gjykues të shohë foto të thikave të sekuestruara. Shqiptari i shumëpërfolur për arratisjet e tij spektakolare, iu drejtua prokurorit me ton të ashpër duke i bërë pyetje. Por gjyqtari i ndërpreu fjalën dhe i tha se “Ju jeni këtu për t’iu përgjigjur dhe jo për të pyetur”. Pas tensioneve në sallë, gjyqtari ndërpreu gjykimin.

Rizai 2

Alket Rizai dhe një tjetër shqiptar u dënuan me 26 muaj burg, ndërsa i treti me 3 vjet. Kur u njoh me dënimin, Rizai ofendoi rëndë kreun e trupit gjykues. Zougla shkruan se Rizai i ka thënë gjyqtarit grek: “Ik q… ore” dhe disa fraza të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *